Në takimin e kryeministrit Edi Rama me dhomat e bizneseve është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II, që u nda nga jeta ditën e djeshme. Ishte një prej përfaqësuesve të pranishëm që kërkoi të nderohet figura e Mbretëreshës.

“Dëshiroj t’ju ftoj për një minutë heshtje. Kam bindjen se kryeministri ka menduar edhe një ditë zie kombëtare për Madhërinë e Saj”, tha ai, ndërsa të pranishmit pranuan kërkesën e tij.

Mbretëresha Ekizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte udhëheqësja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar 70 vite. Pas vdekjes së Elizabeth, në fron u ngjit djali i saj ish-Princi i Uellsit, Charls. /abcnews.al