Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Holandës, Mark Rutte, në selinë e OKB në New York të SHBA-ve.

Komentet Rama i bëri në një postim në “Facebook”, shoqëruar me foto nga takimi. Ndër të tjera, Rama dha lajmin se kryeministri holandez do të vizitojë Shqipërinë më 10 nëntor për të rikonfirmuar, siç thekson kryeministri shqiptar, mbështetjen për negociatat.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.