Teksa po merr pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke raportojnë se temë e bisedës mes dy kryeministrave ka qenë arrestimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Shtypi grek raporton se Mitsotakis theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj çështjeje. Kujtojmë që Beleri u arrestua tre ditë para zgjedhjeve të 14 Majit për shitlblerje votash. Greqia ka kërkuar lirimin nga burgu të Belerit ndërsa qeveria shqiptare e konsideron këtë një çështje të drejtësisë.