Nga Prishtina, ku u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive këtë të hënë, kryeministri Edi Rama përdori ironinë për ata që komentojnë marrëdhëniet mes tij dhe homologut Albin Kurti.
Janë të ngjashmit e qenit në botën e njerëzve”, tha ai.
“Me shumë sinqeritet dhe respekt, faleminderit për këtë mundësi, faleminderit dhe për ndalimin e shiut se ka pasur here pas here reshje 20 minuteshe që mund të prishnin problemet. Ishte një qen që lehte dhe nuk lehu më, çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe kerkojne te shohin patjeter ceshtje te hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka te tilla sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështjet për te cilat nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marr vesh të mos merremi vesh. Me të falat përkatëse për qenin, une e konsideroj të hapur këtë mbledhje” , tha Rama.
Ndërkohë përdori dhe një detaj për të kritikuar Vetëvendosjen kur tha se që “kur ka marrë Qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre”.
“Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje këtu, se mbledhje pune është. Që kur vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre. Është fakt I njohur që VV është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, shtoi kryeministri shqiptar.