Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një konference për mediat i ka kërkuar SPAK që të hetojë për ish-kryeministrin Sali Berisha, por jo ta dënojë.
Gjithashtu Rama ka kërkuar që të zbardhet e vërteta për 21 Janarin, për Gërdecin aty ku dhjetra persona humbën jetën dhe për disa skandale korruptive.
Kryeminsitri theksoi se sa të jetë ai në krye të Partisë Soacialiste, kjo forcë politike nuk do t’i bëjë kurrë presion drejtësisë
“Të zbardhet e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Të hetohet 21 janari deri në fund nëse është apo nuk është të tregojë hetimi i drejtë i pavarur, krim shtetëror që të vriten 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gerdeci, janë dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur, të hetohen disa skandale të mëdha korruptive. Çfarë presioni? Çfarë ngutje është kjo, nëse do të ishte ngutje duhet të ishim në ditën 1 por jemi në fund të vitit të 3.
Ju e dini shumë mirë se çfarë furie balte hidhet mbi mua çdo 21 janar dhe unë i mirëkuptoj ata që e hedhin, ju e dini se çfarë balte hidhet, duke më përqeshur jo mua, se këtë se kam problem e kam pjesë të punës, por duke përqeshur punën e drejtësisë.
Nuk është çështja e një lufte politike, të jemi të qartë. Politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin, janë të gjithë si të vizuatuar me dorë, por nga dora e dikujt që më do mua më shumë seç e dua unë veten time.
Çfarë mund të kërosh më shumë në aspektin cinik se sa një kundërshtar të vdekur, apo një tjetër që është gjallë por flke gjumë. Nuk mundet të vihet në pyetje as besimi dhe as serioziteti i SHBA sepse u bë një vit që dëgjojmë se kjo na qenka një konsipracion ku është përfshirë dhe DASH. As nuk mund të vihet në pikëpyetje besimi në drejtësinë e re”, tha Rama.