Në takimin e sotëm me pronarët e bizsneseve në Gjirokastër, kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se paga minimale do të rritet në 400 mijë lekë të vjetra. Rama u bëri “apel” bizneseve që të rrisin pagat e punëtorëve në këtë fazë, në mënyrë që të marrin sa më shumë fitime në vitet e ardhshme.
Rama: Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qendrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013. Rrisni pagat e punëtorëve, në këtë fazë ndani fitimet që 4 vite më vonë t’i shifni hajrin punës.
Për të gjithë ata që kanë mendjen të ikin, është normale, më shumë dhe sot patjetër ka në Gjermani, këtu jo. Po atje ke qeranë, transporti, nuk merr dot frymë pa paguar, megjithatë ok është. Kush do nesër e ndërton këtu, pak nga pak, ja ku janë shembujt. Këto komunikime duhen dhe që të shikojnë të tjerët se u çmendën njerëzit, se jemi i vetmi vend që nuk kemi një television pro qeveritar. Kamerat shkojnë aty ku pronarët tu vënë gjoba qeverisë, për të marrë kate pa leje dhe prona me qera që nuk i paguajnë. Le të vazhdojnë të shajnë, këtë popull nuk e bëjnë dot budalla, këtu shumica punon. Se po të mos punonim s’do kishim këto toka bujqësore dhe rritje në volum të eksporteve bujqësore në BE. S’do kishim produktet tona, qumështin tonë kush e prodhon? Mushkat apo gomerët, po të mos kishim lopë si do mbusheshin shishet?
Duhet durim dhe kohë, këmbëngulje, sakrifica dhe duhen gëlltitur gjërat e këqija që ndodhin kur për fat të keq hera herës jemi dhe ne fajtorë. Rrinë nëpër kafene këta dhe thonë Shqipëria në rrezik. Do ja dalim edhe pse inflacioni është futur kudo, sa herë fusim dorën në xhep, edhe thotë dua dhe unë pjesën time. Ne e kemi më të ulëtin në rajon sepse s’kemi rritur çmimin e energjisë. Shpresoj shumë ta mbajmë këtë fjalë për të mos rritur çmimin sepse nuk e dimë sa do zgjasë kjo flamë.