Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me kryetarët e bashkive dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu.
Rama bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë çdo lloj punonjësi policie që ‘i shqetësojnë’ për ndërhyrje të vogla në banesë, sidomos në zonat rurale
“Ajo që kemi bërë për pjesën e lejeve të lehta, që nuk janë infrastruktura banimi të mëdha, por nevoja imediate të qytetarëve që jetojnë sidomos në zonat rurale që duan të shtojnë një dhomë, a një çati, por ndihma juaj për të identifikuar çdo lloj punonjësi policie që ju shfaqet nëpër avlli familjeve që jetojnë në fshat, është shumë e çmuar.
Fatkeqësisht, ky fenomen akoma është problem. Ju shkojnë për një avlli, ju rrinë të koka dhe kuptohet pse. Janë të informuar, të lutur punonjësit e policisë përmes drejtuesve të mos e shikojnë luftën e ndërtimeve pa leje te riparimet e vogla dhe brenda pronës për nevoja jo biznesi. Mirëpo, dilte gjithmonë jo si ta interpretoj ligjin, tani që e kemi bërë këtë dhe ka rënë rezultate, është e rëndësishme që çdo lloj sinjali ta ndani me ne, sepse ne duam ta ndalojmë totalisht.”