Nga Kukësi, ku po bëhet vaksinimi i mjekëve të Kosovës, kryeministri Rama tha se kontrata janë strike për vaksinat, por do të kontribuohet për kosovës.

Rama theksoi se janë 11 mijë mjekët e Kosovës do i bëjnë nëse Kosova nëse ende nuk  kanë mundur të marrin vaksinat”

Rama: Mirë se keni ardhur dhe më vjen shumë mirë. Ne kemi filluar me 500. Në fakt Blerimi më mori në telefon më tha t’i bëjmë 200. I thashë sa duhen, 500. Ne nuk do t’u lëmë në asnjë mënyrë vetëm atje sepse në fund të fundit jemi një. Edhe fakti që bëhet në Kukës lidhet me atë që kompanitë nuk lejojnë nxjerrjen e dozave jashtë. Prej disa kohësh i kemi bërë me dije ministrisë  Kosovës që jemi të gatshëm të kontribuojmë. Kontrata me kompanitë e vaksina janë shumë strikte dhe nuk lejon ritransportimin e vaksinave. Pra nënkupton marrjen e një sasie të caktuar nga një vend, nuk mund të përdoren nga një vend tjetër.

Kjo është arsye edhe pse kur morëm atë sasi të parë nga një vend mik nuk nxorëm emrin për të mos futu në sherr vendin mik me kompaninë. Ama unë i kam thënë hajde në Kukës dhe është një vend i përbashkët, pasi përtej faktit që jemi dy shtete dhe kemi një kufi, është krejt e natyrshme që Kukësi të funksionojë si një bazë e përbashkët. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e tmerrshme për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës, ne jemi të gatshëm të vijnë, mjekët dhe infermierët e Kosovës ne nuk do i lëmë vetëm. Inshallah se vaksinat të shkojë së shpejti në Kosovë. Janë 11 mijë mjekët e Kosovës do i bëjnë nëse Kosova nëse ende nuk  kanë mundur të marrin vaksinat.

Ndërkohë, nga e tij, kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla tha se mesazhi i dhënë është se vëllau-vëllanë e ndihmon.

Syla: Nga gjithë thellësia e zemrës i shpreh falenderimet kryeministri Rama ku si gjithë populli shqiptar më në fund edhe ne e filluam vaksinimin e mjekëve të Kosovës, si i vende që ka mbetur pa vaksinë. Duhet të shohim këto fytyra të gëzueshme sot që po marrin vaksina dhe ky është një mësim që ne mundemi së bashku dhe vëllu vëllanë nuk e lëmë.  Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh shumë të artë se si duhet të ishte, faleminderit