Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të Exit Poll në Francë ku Emmanuel Macron është shpallur fitues për herë të dytë në postin e Presidentit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se se sapo i ka përcjellë urimet Macronit, teksa shton që së shpejti uron që presidenti i Francës të vizitojë Shqipërinë.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mirëpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”,shkruan Rama.