Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projekt-buxhetin 2022 për Ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve ku theksoi se gjatë vitit të ardhshëm do të përmirësohen kushtet e laboratorëve në të gjithë shkollat e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se informatika do të pësojë ndryshime të rëndësishme duke u bërë prioritet i mandatit të tretë qeverisës.

Rama solli si shembull një vajzë të vogël e cila jeton në Durrës por punon në Amerikë madje me rrogë më të mirë se mësuesit e saj në shkollat e Shqipërisë.

“Ne për herë të parë kemi adresuar për herë të parë nevojën për rritjen cilësore të laboratorëve në shkolla, e kemi vënë ne në gjitha takimet. Ne kemi laboratorë që nuk plotësojnë nevojat e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë mund të kalojë në praktikë duke pasur në orë gjithë instrimentat e nevojshëm. Laboratorët janë të varfër dhe puna aty bëhet me fjalë jo me instrumenta. Për laboratorët e informatikës janë larg së qeni për të plotësuar nevojën e domosdoshme për informatikën duhet të jetë aktiv dhe gjithëpërfshirës, ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të pajisen laboratorët. Pandemia na dha një mësim që duhet të ndërveprojmë bashkarisht, këtë ju e provuat me mësimin online, ne e provuam me aktivitete tona deri në ato ndërkombëtare pa lëvizur fare nga zyra. Po punojmë që të bëjmë gati për vitin e ardhshëm shkollor një sistem të ri për laboratorët e informatikës duke pasur në dispozicion mësuesit më të mirë, të cilët do të jenë trupa udhëheqëse e mësuesve të shtrirë në klasa. Cdo mësues të komunikojë me shumë nxënës dhe mësues të tjerë në klasa të tjera në shkolla larg. Nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që ofron punë të mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion në zhvillimin dhe të investojmë me kompjutera. Që fëmijët në klasë të parë është një gjuhë që do të bashkojë të nesërmen të gjithë botën, ndërsa sot bashkon një numër të madh njerëzish që punojnë në një treg që nuk kanë kufi. E njoha dhe banon në Durrës dhe prej dy vitesh punon në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia, nuk do ta pyes këtu sa paguhet por jam i bindur që paguhet më mirë se mësuesit që ka në shkollë, por kjo është e ardhmja.

Duhet të shtrihet kapaciteti i të rinjve në shumë më tepër sesa nga ata që e bëjnë me ambicien dhe talentin e tyre duhet që të bëhemi aleatët tuaj dhe partnerët tuaj. Ju të keni mundësitë për të përvetësuar këtë gjuhë. Sistemi i ri përmes informatikës në shkollë do të ngrihet në një ni9vel të ri do të ndryshojmë edhe kurikulën e informatikës. Ti japim mundësi nxënësve në disa qendra të marrin mësime në qendra edukative. Ka filluar eksperienca e parë e cila tregon qartë që është e pafund mundësia në këtë fushë dhe është e destinuar të rritet kërkesa, qendra që është hapur në stadiumi tek arena kombëtare që do të zgjerohet me piramidën dhe ne kemi filluar punën për të pasur edhe 2 qendra të tjera ku të shtrihet eksperienca e këtyre qendrave, një në Vlorë dhe në Durrës ose Shkodër. Brenda këtij mandati të kemi këto qendra të cilat kryejnë një funksion të caktuar kurse pjesa tjetër kanë kurse të kodifikimit”, tha Rama.