Gjatë konferencës së ditës së sotme kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek paketa e re e ndihmës për personat në nevojë që qeveria ka ndërmarrë për të lehtësuar kështu përballjen me Covid19. Kryeministri në fjalën e tij premtoi se vaksina antiCovid do të ofrohet falas për të gjithë personat në nevojë.
Qëndrimet e presidentit Meta dhe opozitës për situatën që po kalon Shqipëria me Covid-19, kryeministri i cilësoi si një qëllim ogurzi për të ngjallur panik.
Në një kohë kur kryedemokrati Basha po zhvillonte një takim me të shëruarit nga Covid-19, Edi Rama bëri këtë koment.
“Basha është një njeri që fle gjumë në këmbë. Ju mendoni se kur del në konferenca për shtyp po flisni me një njeri normal, por ai është në gjumë”.
Ndërkohë Ministrija e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e pyetur nëse ka kontrolle ndaj kompanive që shpërndajnë bombola oksigjeni dhe kriteret që duhen ndjekur për marrjen e oksigjenit në shtëpi është shprehur se:
“Oksigjeni në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret pa rekomandimin e mjekut dhe vendosja në shtëpi duhet të vendoset nga mjekët”.