Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët është shprehur se me nisjen dhe me vijimin e procesit të vaksinimit do të marrim frymë më shumë.

Rama i është përgjigjur qytetarit në lidhje me një mbyllje të mundshme kufijsh, duke i theksuar se Shqipëria nuk i ka të mbyllur kufijtë dhe i vetmi vend që kemi pezulluar lëvizjen është Britania për shkak të variantit të ri Covid.

https://youtube.com/watch?v=Ucv2tQoiFNs%3Ffeature%3Doembed

“Ne nuk kemi kufijtë të mbyllur me vendin i vetmi fakt është vetëm kufijtë e mbyllur me Britaninë për shkak të variantit të ri që është shfaqur atje nuk e dimë se sa do të zgjasë ne po ndjekim me vëmendje atë që po ndodh atje. Ajo që na jep optimizëm është se Britania është një ndër vendet që po ja del më së miri me fushatën e vaksinimit një ndër arsyet është dhe se atje ka lindur një nga vaksinat. Ato po ecin me hapa të shpejtë dhe pritet që së shpejti të dalin nga mbyllje, vaksina është një armë e rëndësishme për shkëputjen e infeksionit, sa më shumë njerëz të vaksinuar aq më shumë mundësi për të hequr masat.

https://youtube.com/watch?v=GYFt-AnCFsY%3Ffeature%3Doembed

Deri në verë do të mund të vaksinojmë një pjesë jo të vogël dhe brenda plani tonë që për 14 muaj të mbyllim të gjithë procesin e vaksinimit do të kemi një avantazh të madh. Ne po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e vaksinave në mënyrë që të mbyllim me sukës këtë punë. Në këtë proces po punojmë që të përfshijmë një grup studentësh nga mjekësia dhe nga Forcat e armatosura”, është shprehur kryeministri.

Ndër të tjera në fjalën e tij shefi i qeverisë ka theksuar se me fushatën e vaksinimit do të jetë më e lehtë përballimi i luftës me Covid, dhe ekonomia do të marrë frymë lirisht.

“Kur ka një krizë krijohet një mundësi, mundësia për ti parë gjërat ndryshe dhe për të dalë më të fortë prej saj. Hapi jonë është zerimi i taksës dhe i tatim fitimit për bizneset e vegjë. Zerimi i tatim fitimit për të gjithë bizneset me xhiro 140 mijë dollarë në vit

Turizmi është goditur por jo aq shumë sa do të kishte ndodhur nëse ne do të kishim mbyllur kufijtë por ne një gjë të tillë nuk e bëmë, nuk do të kishim dhënë përkrahje sipërmarrjeve në hoteleri. Këtë vit me procesin e vaksinimit do të ketë më shumë frymëmarrje në turizëm”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al