Kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë ka nisur vizitën në Japoni sot, 21 shkurt dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt. Mëngjesin e sotëm Rama dhe kabineti qeveritarë kanë zhvilluar takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi.

“MIRËMËNGJES  dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan kryeministri në postimin e tij.

Gjatë vizitës së tij atje Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe.