Në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global”, nga Hillary Clinton në SHBA, Edi Rama nuk i kurseu batutat me të pranishmit, të cilëve iu tregoj heronjtë e vërtetë të shqipërisë, duke nisur nga ata që strehuan hebrenjtë, te të tjerët që u përballën me regjimin.
“Modestia nuk është pika ime e fortë, jam i sakëlldisur për nderimin e jashtëzakonshëm që më bëtë, sepse kjo më duket një shenjë alarmuese për botën ku jetojmë. Përpara se të mbërrinte sekretarja Clinton, ‘hija e saj’ (i referohet truprojës), në fakt është hije shumë e bukur, më tha se unë isha hero. Por unë nuk jam hero, e mëqë po flasim për heronj dua tiu them ju që heronjtë janë njerëz të tjerë. Janë ata që strehuan herbrenjtë”, tha mes të tjerave Edi Rama.
‘Të jesh kryeministër i një vendi të NATO është një gjë shumë e thjeshtë, pasi nuk të takon ty që të marrësh vendimet. Në gusht unë u njoha me rastin e grave afgane, dhe ai më tha, a duhet të të telefonojë sekretarja Clinton, jo i thashë, le ta bëjmë këtë punë, dhe nëse nuk do të harrojë le të më marrë. Të gjitha gratë janë të sigurta në Shqipëri’, tha Rama.
Vijon…