Edi Rama:
“Dua tu kujtoj kohën e tërmetit pandeminë, sic u dopla në nevojë atëherë, përsëri do tu dal në ndihmë njerëzve në nevojë. Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe ta trajtojmë këtë cështje sikur të ishim në paqe. Duhet palanifikuar disa hapa që mos dalim zbuluar që mos i harxhojmë gjithë fishekët. Brenda 48 orësh ne do të themi cfarë do të bëjmë për këtë problematikë të nxetë se e kuptoj shumë mirë. Unë këtë detyrë e kuptoj si nderin më të madh që i bëhet nj njeriu, unë nuk fle për shkak të detyrës unë njoh aq shumë shqiptarë aq shumë familje dhe realitetin e njerëzve sa askush nuk i është dhënë mundësia që ti njohë por unë jetoj me problemet e njerëzve, nuk do të isha këtu nëse nuk e di.
Përgjegjësia për të udhëhqur nuk është e lehtë, që mos shkojmë në ghreminë si dikur. Ne do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë dhe do të ndërhyjmë. Brenda 48 orëve do të shpalos një plan, një akt-normativ, një bord administrimi, do të jenë në tavolinë me të gjithë qeverinë për transparencë fitimesh, marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe jo sipas qejfit. Do të përcaktohet gjithçka deri tek pika e fundit e shitjes, deri në një moment të dytë. Do të përcaktojmë masa drastike për çdo furnitor që shekll rregullat e asaj tavoline, Nuk është dita për të fituar, jo, jemi në lufta, do ta trajtojmë këtë si një luftë. Do të gjobiten ata që vendosin cmime sipas dëshirës pa miratimin e bordit”, u shpreh Rama.