Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka përdorur një deklaratë tallëse ndaj kryeministrit Rama i cili në seancën e sotme deklaroi se do të nisë drejt hapësirës dy satelitë shqiptarë.
Nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi theksoi se Edi Rama është një kryeministër që “i ka lëshuar pëllumbat” pasi ka harruar hallet e qytetarëve siç është rritje e çmimit të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike.
“Edi Rama vjen dhe tallet duke folur për satelitë që do të dërgojë në hapësirë. I ke lëshuar pëllumbat deri në orbitë dhe mos u çudisni kur javën tjetër të njoftojë hapejen e tenderit për punimet e “Rrugës së Qumështit”. Ke lënë mjekrën të dukesh si Ismail Qemali, por idhull paske edhe Yuri Gagarin që shkoi i pari në hapësirë. Nuk ka shqiptar që nuk e sheh se kampi socialist nuk pushon fare, për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të shtrenjtë. Rama njoftoi rritjen e çmimit të bukës, karburantit dhe energjisë, socialist nga ata të rrallë që thotë që nuk ka shqiptarë që vuajnë për bukën e gojës. Dy kokat e qeverisë mendojnë se shqiptarët mund ta blejnë bukën më shtrenjtë se ua mban xhepi. U bënë tetë vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptarëve. Hajdeni e thojuani në sy qytetarëve që është e përballueshme rritja e çmimit të bukës por hajdeni po bodyguard”, Belind Këlliçi