Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”.
Kapet autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, ndodhur një ditë më parë.
Kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti e vrarë me thikë një 37-vjeçare dhe autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, organizuan punën për kapjen e tij.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
-R. M., 37 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja J. E., 37 vjeçe.
Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./Egnatia news