Denis Çali 33 vjeç ka humbur jetën në spital gjatë natës.

Mbrëmjen e djeshme, një mjet tip “Range Rover” ka përfunduar në humnerë.

Së bashku me 33-vjeçarin ka qenë dhe një qytetar tjetër me inicialet B.Gj 26 vjeç, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në ato momente.

Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në fshatin Fortuzaj.

Njoftimi: Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dje-Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.