Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të DASH, duke thënë se ajo që është thënë prej 8 vitesh nga PD-ja tashmë është e shkruar e zeza në të bardhë.

Basha u shpreh se shkak për situatën e vështirë të krijuar në Shqipëri është qeveria e Edi Ramës.

Gjithashtu Basha u zotua se kur ai të jetë kryeministër do të clirojë durt e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve.

Reagimi i plotë:

Ditën e sotme si ditën e djeshme kam qenë në mes të qyt të Tiranës duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, papunësinë, trashëgimia e qeve më të korruptuar. E keni dëgjuar nga kjo sallë, kjo gojë prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH.

Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për pengesën është korrupsioni qeveritar. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e antiamafias italiane. Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë e paluajtshme janë në metodat më të përhapura të pastrimit të parave.

Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë ushqimet e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të nivelit të dytë për akuzën që në kulmin e pandemisë, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve.

Ky është shkaku i krizës, paralizës së biznesit, sipërmarrjes. Më 25 prill kjo do të ndryshojë. vota juaj është garancia për ndryshim. Duke nisur nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm do jemi të hapur para drejtësisë. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve.

(R.G/Faxweb.al)