Komisioneri Oliver Varhelyi, në konferencën për media lidhur me zgjerimin në BE tha se raporti Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm dhe se qeveria e re kosovare duhet të bëjë progress në reforma.
“Ka më shumë besueshmëri sa i përket raportit. Janë ndermarrë reforma të rëndësishme sa i takon sistemit të drejtësisë. Kredibiliteti është shumë i rëndësishëm për pranimin në BE. Duhet të zgjidhet ccështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sepse kjo prek dhe Shqipërinë. Shtyrja e hapjes së negociatave ka ndikim negativ për dy vendet.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet. Në mënyrë që të mbahet konferencat e para ndërqecverirtare këtë vit, duhet të ndodhë zgjidhja e ccështjes. Mali I Zii ka hapur të gjitha kapitujt.
Serbia meriton hapjen e kapitujve të tjerë. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, si sistemi i drejtësisë, lufta ndaj krimit të organizuar. Zgjedhjet në përgjithësi janë organizuar mirë. M.Veriut ka qenë e vendosur për të luftuar krimin, por duhet të vazhdojë. Bosnje Hercegovina duhet të vahzdojë të punoje me 14 pikat. Liderët politikë të mos sjellin përccarje.
Kosova me qecverinë e re, duhet të shënojë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Kosova ka përmbushur të gjitha lushtet për liberalizimin e vizave. BE ka lehtësuar dialogun mes kosovës dhe serbisë për qëndrueshmëri në të gjithë rajonin”-tha komisioneri.