Raportimet e reja tregojnë se projekti për Pixel Fold është ndërprerë

Më herët gjatë këtij viti ne filluam të dëgjonim shumë parashikime se Google do të lançonte një smartphone të palosshëm. Eventi i tetorit ishte një datë shumë e mundshme për prezantimin e tij, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi, pasi gjatë këtij eventi u prezantua vetëm seria e Pixel 6.

Raportimet e tanishme ka filluar të spekulojnë se Google mund të ketë ndërprerë projektin për Pixel Fold. Leaker-i Ross Young thotë se kompania ka anulluar porositë e bëra për materialet që nevojiteshin për të prodhuar smartphone-in e palosshëm në masë.

Young tregoi gjithashtu se ka 2 arsye pas këtij vendimi. Së pari, Google mund të jetë shqetësuar se ky smartphone i palosshëm nuk do të jetë dhe aq kompetitiv. Samsung dominon tregun e foldables për momentin, kështu që Google i duhet të vijë me një smartphone të palosshëm më pak të shtrenjtë për të tërhequr klientët e Samsung.

Një tjetër arsye mund të jetë dhe mungesa e materialeve në treg. Mungesa globale e proçesorëve gjysëmkonduktorë ka prekur të gjithë industrinë, duke e bërë shumë të vëshitrë sigurimin e mjaftueshëm të tyre për të prodhuar më tepër smartphone.

Sigurisht, kjo gjë nuk e përjashton një prodhim më të vonshëm të kësaj pajisjeje. Ajo që duhet të dimë është se ky produkt nuk do të vijë në treg në muajt e ardhshëm.