
Mbetet ndoshta rasti më unik që një rrugë nacionale e ndarë në dy pjesë të ketë në mes një shtëpi banimi. Bëhet fjalë për këtë shtëpi në Klos, e cila u rrethua nga rrugët automobilistike që prej ndërtimit të rrugës së Arbrit.
E zonja e shtëpisë, Mane Cakoni shprehet se autoritetet nuk i dhanë asnjë zgjidhje për t’u shpërngulur nga aty, teksa akuzon Ministren e
Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun dhe kompaninë që ka ndërtuar rrugën e Arbrit. Në vend të një dëmshpërblimi nga shteti për t’u shpërngulur nga vendi i banimit plot rrezik, Zonja Mane thotë se janë mjaftuar duke i thënë se nuk po i prishin banesën.
Sink… Mane Cakoni E zonja e shtëpisë
Mane Cakoni u bën apel institucioneve që ta zgjidhin problemin e saj, pasi jeta e të gjithë familjarëve është në rrezik të madh nga dy rrugët që i kanë rrethuar banesën.
(BalkanWeb)
