Një rastësi të hidhur mund ta quajmë faktin që Edmond Çekiçi, i njohur gjithashtu si Mond Çekiçi, u ekzekutua në një zonë të afërt  ku u vra shoku i tij i ngushtë në janar të këtij viti.

Në datë 24 janar 2021, Edmir Bregu, ose sic njihet ndryshe si Ilir Kuçi, 32 vjeç, u ekzekutua në qytetin e Durrësit, në lagjen 16, një zonë e afërt me vendin ku u ekzekutuia ditën e sotme Edmond Çekiçi.

Burimet thonë se Çekiçi dhe Bregu janë shokë të ngushtë. Akoma nuk dihet nëse ka një lidhje mes dy atentateve.

Edmir Bregu u vra në lagjen 16 në Durrës dhe miku i tij i fëmijërisë, Mond Çekiçi, u qëllua për vdekje po në këtë lagje, prapa DAR në Durrës jashtë lokalit ku pinte zakonisht kafen e mëngjesit.

Edhe skema e vrasjes është thuajse e njëjtë. Jetmir Bregu ishte duke parkuar makinën e tij në lagjen nr 16 në Durrës, pranë një lokali ku qëndronte zakonisht, në momentin që vrasësi e qëlloi me kallashnikov për vdekje.

Fax news