Rastet me COVID kanë ardhur në ulje gjatë ditëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 1001 raste të reja dhe 7 humbje jete.

Ndërkohë rënie ka pësuar edhe numri i rasteve aktive megjithë të shëruarit në 24 orët e fundit.

Në bilancin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë 16,427 pacientë aktivë me COVID 19

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             7,199
    Fier                 1,707
    Shkodër          1,567
    Vlorë               1,250
    Elbasan           1,022
    Gjirokastër       806
    Berat                793
    Lezhë               639
    Korçë               603
    Durrës              415
    Kukës               306
    Dibër                120

/abcnews.al