Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas incidentit të ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Kuvend, teksa shtyu me forcë nga foltorja deputetitn Enlekejd Alibeaj.

Kim thotë se “ditët kur sulmoheshin ndërtesat, rriheshin apo largoheshin nga podiumet dhe kërcënoheshin ata që me të drejtë thoshin “jo”, i përkasin së shkuarës”.

Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria – ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.