Kryeministrit Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së jashtme bullgare e cila e konsideroi reagimin e tij në një forum të Sllovenisë si antibullgare.
Kreu i qeverisë shqiptare kërkon që dikush t’ia përkthej qartë miqve bullgarë fjalimin e tij në samitin e BLED-it në Slloveni.
Rama:
Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.
Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.