Italia është kampionja e re e Europës. Skuadra e Roberto Mancinit arriti të mundë Anglinë pas një ndeshje shumë të gjatë, e cila u zgjidh vetëm nga penalltitë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Heroi këtë herë ishte sërish Donnarumma, që priti tre penallti.

Ndeshja nisi me golin e anglezëve. Ishte ylli i Manchester United, Luke Shaw, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 2, duke thyer rekordin si rrjeta më e shpejtë finaleve të Europianit dhe kaluar të tijtë në avantazh.

Kjo gjë lumturoi të gjithë tifozët anglezë, por sidomos një tifoz të veçantë që ndodhej në stadium. Bëhet fjalë për Princin George, i cili ishte në stadium së bashku me dy prindërit e tij, Princeshën Kate dhe Princin William.

Ndërsa hidhej dhe bërtiste nga gëzimi i madh i këtij momenti, George përqafoi Kate për të festuar golin.

Këto foto janë bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku fansat e kanë pëlqyer shumë reagimin e të voglit.

“E di që Anglia sapo shënoi, por reagimi i Princit George ishte më i bukuri!” shkruante një fans në Twitter.

Përsa i përket pjesës të dytë të ndjeshjes, Italia u mundua, por nuk mundi të shkojë në portën e Jordan Pickford. Në të dytën vazhdoi e njëjta muzikë. Italia në sulm, me Chiesan, që fluturoi në krahë dhe krijoi disa rreziqe. Nuk shënoi, por i dha zemër Italisë. Presioni në portën e Anglisë ishte i madh dhe goli më në fund erdhi.

Në minutën e 67 ishte Leonardo Bonucci, që bëri rolin e Immobile dhe tundi rrjetën pas rrëmujës në zonë. Me këtë gol, Bonucci (34 vjeç e 71 ditë) u bë shënuesi më i vjetër i historisë në finalet e Europianëve. Edhe në minutat e para pas golit, Italia këmbënguli dhe provoi të shënonte të dytin.

Gjithsesi dalëngadalë Anglia mori terren dhe e baraspeshoi lojën, por raste nuk kishte në të dy krahët dhe koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1 dhe një tjetër ndeshje, këtë herë ajo e fundit, finalja, shkoi në shtesën prej 30 minutash. e teta ndeshje këtij kompeticioni me një fat të tillë.

Në shtesë loja ishte sërish e barabartë, kishte ritëm, por nuk kishte raste flagrante. Në fund edhe këtë herë ishte nevoja e penalltive për ta vendosur këtë finale. Berardi e Kane shënuan në të dy krahët fillimisht, teksa Belotti u ndal nga Pickford.

Më pas Maguire shënoi për Anglinë dhe e kaloi në avantazh, teksa as Bonucci në krahun tjetër nuk gaboi. Këtë e bëri Rashford dhe më pas Bernardeschi shënoi dhe Sancho gaboi çuditërisht, me Donnarumman hero për Italinë.

Sërish Jorginho për të vendosur gjithçka dhe sërish i njëjti njeri, në të njëjtën portë, por këtë herë historia ishte ndryshe. Ai gaboi, por gaboi edhe Bukayo Saka dhe Europiani më i bukur bë histori është i Italisë. Nuk shkoi në shtëpi, shkoi për herë të dytë në histori në Romë! Anglia do presë ende.

icon style