Deputetja e LSI-së dhe njëkohesisht kryetarja, Erisa Xhixho ka reaguar pas skandalit të publikuar në shkollën 9-vjeçare në Berat ku një mësues i dënuar më parë për pedofili është rikthyer në shkollë duke dhënë sërish mësim.
Ajo e konsideroi këtë si një skandal dhe shtoi se ky veprim konfimronte se sistemi që bënte përzgjedhjen e mësuesve në portal, ishte korruptiv. Ndërsa më tej tha se do të kërkonte edhe një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushin sa për të sqaruar gjendjen ku ndodhet arsimi.
Postimi i Plotë nga Erisa Xhixho:
Edhe një rast tjetër skandaloz që provon se sistemi i përzgjedhjes së mësuesve është jo vetëm korruptiv, por edhe kriminal, sepse krijon mundësi e shtigje që të dënuarit për krime seksuale dhe pedofili të emërohen në detyrën e shenjtë të mësuesit, në detyren fisnike të edukatorit.
Do te kerkoj urgjent seancë pyetje- përgjigje me Ministren e Arsimit për të na sqaruar për këte situate ku ndodhet sistemi arsimor sot.
Nëse regjistri do të ishte miratuar me kohë sot Engjell Bregu nuk do të kishte më akses në mjedise ku ka femijë!
Ky eshte skandal !
Dikush duhet të japë sqarime dhe të nxjerrë përgjegjesit.