Portierja e ekipit iranian të futbollit për femra, Zohreh Koudaei, ka thënë se do të padisë Federatën e Futbollit të Jordanisë pasi ata e akuzuan atë se ishte mashkull.
Zohreh Koudaei, 32 vjeç, priti dy penallti në një fitore 4-2 ndaj Jordanisë në Uzbekistan më 25 shtator, që do të thotë se skuadra iraniane e grave u kualifikua për Kupën e Azisë për Femra për herë të parë.Por pas ndeshjes Federata e Futbollit të Jordanisë kërkoi ‘një kontroll të verifikimit gjinor’ për Koudaei nga Federata Aziatike e Futbollit (AFC). “Unë do të padis Federatën e Futbollit të Jordanisë. Unë jam grua. Ky është bulizëm”, ka thënë ajo për gazetën turke “Hurriyet”.
Ata gjithashtu pretendonin se skuadra iraniane e femrave ‘ka një histori me çështjet gjinore dhe dopingun’ dhe bëri thirrje që të ndiqet ‘procesi i duhur’. Presidenti i FA të Jordanisë, Princi Ali bin al-Hussein, e ndau letrën të shtunën, duke e quajtur atë një çështje shumë serioze nëse është e vërtetë dhe duke kërkuar nga AFC të zgjohen.
Trajnerja e ekipit të Iranit, Maryam Irandoost, foli për mediat të dielën: “Stafi mjekësor ka ekzaminuar me kujdes çdo lojtare në ekipin kombëtar për sa i përket hormoneve për të shmangur ndonjë problem në këtë drejtim, dhe kështu u them të gjithë tifozëve të mos shqetësohen”.