Real Madrid do të përballet me Celta Vigon, në ndeshjen e La Liga. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti.
“Së pari na vjen shumë keq për Dani Carvajal, ai është një element shumë i rëndësishëm dhe do ta humbasim si lojtar në muajt në vijim, por jo si lider.
Si është Mbappé: “Ai shfrytëzoi pushimin për të përmirësuar gjendjen e tij. Ai është shumë mirë, është i lumtur dhe dëshiron të luajë nesër dhe të jetë i rëndësishëm për ekipin. Këto 15 ditë e kanë ndihmuar shumë” – tha ai.
