Erion Murataj PSD

Një qytetar duket se ka shprehur ndjenjat sportive ne nje qendër votimi në Qarkun e Elbasanit.

Në vend që të votonte për ndonjë parti apo koalicion, ai shkroi me dorë të sigurt në fletën e votimit: “Forca Real Madrit”, duke i dhënë mbështetjen e tij një prej skuadrave më të njohura të futbollit europian.

Komisionerët zgjedhorë u gjendën përballë një sfide të pazakontë. Vota nuk kishte numër subjekti, sigël apo program.

Kishte vetëm pasion, histori, Champions League dhe ndoshta pak Vinicius Junior. Një komisioner, komentoi:

“Po të kishte shkruar ‘Forca Partizani’, ndoshta do ta quanim si protestë kombëtare… por kjo është UEFA.”

Vota përfundoi si e pavlefshme, por siç u tha mes sportdashësve aty pranë – ajo ishte një votë zemre.

Demokracia humbi një votë, por Real Madridi fitoi një tifoz më shumë.