Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e menjëhershme të rrugëve me trajnerin Xabi Alonso. Vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe teknikut 44-vjeçar, sipas një deklarate të publikuar nga “Los Blancos”.Real Madrid CF njofton se, me marrëveshje të përbashkët mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur të përfundojë angazhimi i tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Alonso u emërua trajner i Real Madridit në qershor 2025, duke pasuar Carlo Ancelottin, i cili u largua për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Edhe pse në fillim shfaqi shenja pozitive, periudha e fundit ka qenë e vështirë për ish-mesfushorin legjendar, me dëmtime të shumta, rezultate zhgënjyese dhe probleme në dhomën e zhveshjes.Fitorja ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës mendohej se i kishte dhënë Alonsos më shumë kohë për të stabilizuar situatën, por humbja në finalen e mbrëmshme ndaj Barcelonës ka shtyrë drejtuesit e klubit, me presidentin Florentino Perez në krye, të marrin vendimin për shkarkim.
Në deklaratë, klubi thekson se Xabi Alonso do të mbetet gjithmonë një figurë e dashur për tifozët madrilenë: “Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e klubit. Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”
Real Madrid falënderoi gjithashtu Alonson dhe stafin e tij për punën dhe përkushtimin, duke u uruar suksese në fazën e ardhshme të karrierës. Tashmë vëmendja është kthyer te pasuesi i tij, me emra si trajneri i Castilla-s, Álvaro Arbeloa, i cili do të marrë përkohësisht drejtimin e “Los Blancos”.






