Në Spanjë të gjithë janë në delir për këtë sukses. “Furia e Kuqe” siguroi një biletë për në finalen e “Euro2024” pasi thyen me përmbysje Francën. Nuk e fsheh gëzimin për këtë arritje De la Fuente, por trajneri i Spanjës nuk dëshiron të ndalet këtu:
“Jemi të lumtur, në fakt ishim të lumtur që kur arritëm këtu, në gjysmëfinale, por krenaria është e madhe kur sheh këto lojtarë të zhvillojnë një ndeshje të shkëlqyer. Futbollistët e mi realizuan diçka unike, por ne dëshirojmë të vijojmë të shkruajmë historinë”, u shpreh De la Fuente duke shtuar:
“Ishte një ndeshje ku në nivel defensivë ishim perfekt. Krijuam raste për të përmbysur rezultatin, raste të rrezikshme. Mendon se në përgjithësi zhvilluam një ndeshje të kompletuar.
Kë preferoj në finale? Nuk ka rëndësi. Ne dëshirojmë të vijojmë këtë rrugëtim që kemi nisur në Evropian. Janë të gjithë rivalë të mëdhenj, i presim krahëhapur. Ne dëshirojmë të fitojmë këtë Evropian”, u shpreh De la Fuente.