Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Ajo theksoi se Shqipëria e meriton të bëhet pjesë e BE-së dhe se integrimi do të forconte edhe më shumë Bashkimin Europian.
Kos e cilësoi Shqipërinë si kampione të bashkëpunimit rajonal dhe theksoi angazhimin e vendit për të përmbushur kriteret e integrimit. Ajo nënvizoi se reforma në drejtësi është një nga guret themelorë për procesin e integrimit dhe se duhet të vijojnë reformat për të siguruar anëtarësimin në BE. Komisionerja gjithashtu përmendi mbështetje financiare nga Bashkimi Europian, duke njoftuar se 1 miliard euro do të investohen për të realizuar reformat e nevojshme.
Kos shprehu besimin se Shqipëria po bën një punë madhore dhe nënvizoi rëndësinë që ka për vlerësimin e mëtejshëm të vendit nga shtetet anëtare të BE-së, për të bërë procesin e anëtarësimit më të lehtë. Ajo përmendi gjithashtu hapjen e një zyre të Parlamentit Europian në Tiranë si një simbol të angazhimit të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.
Marta Kos: Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE. Me ju në BE, Bashkimi Europian do të bëhet më e fortë. Ju jeni kampionë për bashkëpunimin rajonal. Ju po punoni fort për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Unë jam e sigurt se ky do të jetë sukses i përbashkët. Ju jeni në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Europian dhe kjo është diçka e jashtëzakonshëm. Ne duam t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro, që Shqipëria të bëjë të gjitha reformat, që vendi të bëhet pjesë e BE-së.
Ju keni të shenjtë mikpritjen, mirësinë. Parlamenti Europian ka vendosur të hapë zyrë në Tiranë. Po bëni një punë madhore. Tashmë duhet të bëni reformat, reforma në drejtësi është guri i themelit për të qenë pjesë e BE-së. Anëtarësimi i BE në Shqipëri duhet të jetë punë e çdo qyteti e fshati të vendit. Ne do kemi edhe një sondazh për zgjerimin. Shqipëria duhet të vlerësohet dhe më shumë nga shtetet anëtare, pasi kjo do ta bëjë anëtarësimin në BE më të lehtë.
