Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, përfaqësues i opozitës në komisionin për Reformën Territoriale ka treguar hapat e radhës që do të ndjekin për të konsultuar këtë reformë.
Bylykbashi u shpreh se reforma territoriale nuk mund të konsultohet në kafene ndërsa e cilësoi qesharak kalendarin e komisionit.
“Qëndrimi i Partisë Demokratike për reformën territorial nuk është çështje negociatash. Është qëndrim mbi bazën e tagrave të përfaqësimit. Kushdo që ka ndërtuar keq raportet e përfaqësimit në komisionet përkatëse ka një problem në raport me këtë.
Ne bëjmë të qartë qëndrimin e partisë. Jemi në parlament dhe reforma miratohet në parlament. Por ne do të çojmë përpara këtë vendim konkret. Do të bëhen takime, konsulta reale me njerëz me eksperiencë të pushtetit vendor.
Reforma territorial nuk konsultohet në kafene. Kalendari i punës së komisionit është qesharak. Edhe po nuk ndryshoi asgjë dëmet do të jenë më të mëdha. Ne do të bëjnë propozime konkrete.
Bazuar në një ekspertizë dhe kërkim. Dy projekte të mëdha kanë çuar në një hark diskutimi. Reformat nuk janë për të mbyllur pazare vote dhe as për protagonizma. Do bëjmë të mundur që PS të mos arrijë objektivin për të arritur 94 vota për të miratuar ndryshimin e kushtetutës”, tha ai.