Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në cilësinë e deputetit.

Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj.

Avokatët e Berishës argumentuan se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Kërkesa e tyre është bërë më datën 15 janar.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti humbet mandatin në rast të mosparaqitjes për 6 muaj në seancë plenare.

Gjykata e Posaçme caktoi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha mesditën e 30 dhjetorit. Nga ana tjetër kërkesat e vazhdueshme të avokatëve të tij mbrojtës për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, trupi gjykues vlerëson se ato janë kryer me qëllim për të zvarritur procesin.

Vendimi i zbardhur iu vu në dispozicion ish-kryeministrit Berisha dhe avokatëve të tij mbrojtës që paralajmëruan se do i drejtoheshin Gjykatës së Posaçme të Apelit për të hequr masën e arrestit. shtëpiak./abcnews.al