Rekordi i rasteve të reja me COVID në 24 orët e fundit në Greqi ka rikthyer frikën nga përhapja e frikshme e variantit Delta. Mediat greke bëjnë me dije se rastet e reja janë të shpërndara në të gjithë territorin në shifra mjaft të larta.

Pas 14 ditësh Atika shënoi sërish një numër dyshifror infeksionesh, konkretisht 1238 raste të reja më 24 orë.

Pandemia mund të jetë ende në nivele relativisht të kontrolluara në dy qendrat kryesore urbane, pasi 259 infeksione të reja u zbuluan në Athinë dhe 402 në Selanik, por Peloponezi dhe Kreta janë zonat që po “fundosen” nga rastet e reja.

Peloponezi ka qenë në lupën e ekspertëve për disa ditë për shkak të përhapjes madhe të rasteve të reja. Gjithsej 591 raste të reja u zbuluan në 24 orët e fundit në Rajonin e Peloponezit. m.v/avcbews.al