Ditën e hënë nis viti i ri akademik. Kusht për t’u futur në universitete. Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës u shpreh sot se asnjë studentet që nuk është vaksinuar, nuk paraqet testin PCR apo rekomandimin e mjekut për arsyet për të mos injektuar dozën nuk do të lejohet që të futet në ambientet e universiteteve. Por sa studentë janë vaksinuar deri tani?

Po të marrim shifrat e studentëve që janë përgjigjur pyetësorit që i kemi dërguar, pyetësori i është dërguar mbi 30 % të studentëve, mbi 50% e tyre janë të vaksinuar.

Universiteti i Tiranës ka mbi 20 mijë studentë. Flasim për një numër shumë të madh. Nuk mendoj se interesi ka qenë i ulët, por nuk kanë ardhur akoma, me përjashtim të atyre të Tiranës. Studentët e vitit të parë janë thuajse të vaksinuar” deklaroi ai.

Por përse nuk ofrohet mundësia e mësimit online për studentët që nuk pranojnë që të vaksinohen?

Unë do i përgjigjem me dy momente pyetjes, e para absolutisht mësimi online është përmirësuar, por ne kemi studentë që pas 2 vitesh nuk e njoftim universitetin nga pikëpamja fizike, nuk kanë kontakte. E dyta ata që i kemi në master, një dhe dy vjeçar na përfundon një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin.

Mësimi në auditor nuk zëvendësohet. Përsa i përket alternativës, ju duhet të dini se ka dy urdhra, i pari që mund të alternohet mësimi online. Kurse po kjo pikë, e heq platformën si mundësi dhe thotë që studentët duhet të paraqesin certifikatën apo kartën e vaksinimit.

Do ta shikojmë procesin dhe do të marrim vendime në të mirë të mbarëvajtjes dhe të shëndetit të tyre, por edhe të mos lejimit që studentët të humbasin zhvillimin e programit të vitit akademik. Kjo do të vendoset pasi të shikojmë situatën me të cilën do të përballemi” deklaroi ai./ Abcnews.al