Ditën e enjte duke filluar nga ora 10:00 do të fillojnë punimet në Kuvendin e Shqipërisë.
Në rendin e ditës një ndër projektvendimet që pritet të miratohet është edhe votimi i kandidatëve të KLP dhe KLGJ-së.
Rendi i ditës në Kuvend:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 17.2.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, (Anti-Fouling) 2001”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
4. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
5. Projektvendim “Për miratimin e listës së tretë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
6. Projektvendim “Për miratimin e listës së tretë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
7. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.472, datë 14.2.2022 “Për propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”. (Neni 78 dhe 162/2 të Kushtetutës, ligji nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë” të ndryshuar””, nenet 55 dhe 111 të Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′).