FIFA ditën e sotme ka publikuar ndryshimet dhe renditjen e re të përfaqësueseve për muajin shtator.
Kombëtarja shqiptare është ngritur 3 pozicione dhe tani pozicionohet në vendin e 66-ta. Shqipëria shkëlqeu në ndeshjet e këtij muaji ku mposhti Hungarinë dhe San Marinon.
Gjithashtu edhe Kosova ka fituar disa pozicione duke u renditur në vendin e 115, 6 vende më shumë se një muaj më parë. Kjo ka ndodhur për shkak se “dardanët” fituan ndaj Gjeorgjisë, barazuan me Greqinë dhe humbën me Spanjën.
Sa i takon 10 vendeve të para, Belgjika kryeson listën, e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë, kurse Anglia pozicionohet e treta.
Franca pozicionohet e katërta, Italia “kampionia e Evropës”, ngel e pesta. Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën e renditjes së FIFA-s.