Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi pas mesnate në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, humbën jetën 3 persona.
Policia njofton se viktima e tretë që është nxjerrë nga uji është shtetasi Nikoll (Dritan) Gjoni, nga Puka, kërkimet për trupin e të cilit vazhduan disa orë nga polumbarët.
Më herët ishin nxjerrë trupat e pajetë të shtetasve Urim Pepa, 39-vjeç, banues në Tiranë dhe Saber Dunga, 45 vjeç, banues në Durrës.
“Në vijim të informacionit paraprak, ju informoj se në automjetin tip “Toyota” ku humben jetën 2 shtetas, rezultoi që ndodhej dhe shtetasi Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, u cili u gjet i pajetë pas kërkimeve intensive nga polumbaret”, njofton zyrtarisht Policia.
Grupi hetimor i cili ndodhet ndodhet në vendngjarje që prej orëve të para të mëngjesit vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.
Mësohet se mjeti fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanalin me ujë, ndërsa dyshohet se një prej shkaqeve ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte.
Ky është aksidenti i dytë me pasoja të rënda që ndodh brenda 24 orëve në vendin tonë, pasi dje paradite në Shkodër si pasojë e përplasjes së mjeteve vdiqën dy të rinj. (Lexo edhe ketu) Po sot në afërsi të Thumanës, mjeti ka përplasur një këmbësor, duke faktuar dhe njëherë se aksidentet në vend janë kthyer në një plagë të hapur për shoqërinë, e duke marrë qindra jetë.