Rendohet ne dy te vdekur, bilanci i aksidentit te ndodhur diten e sotme ne qytetin e Vlores.
Policia informoi se dy te rinj kane gjetur vdekjen ne spital si pasoje e ngjarjes se rende.
Njoftimi:
Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.
Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Cfare ka ndodhur:
Aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.
Një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga.
Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.