Policia suedeze ka konfirmuar se nga të shtënat në shkollën e Örebro janë vrarë dhjetë persona.
Policia është në procesin e identifikimit të të vdekurve dhe nuk po jep asnjë detaj për viktimat, thotë Roberto Eid Forest, shefi i qarkut të policisë në Örebro.
Autoritetet për momentin nuk mund të japin numrin e saktë të të lënduarve.
Sakaq, spitali në Örebro është në gjendje emergjence dhe të paktën katër persona i janë nënshtruar operacionit dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.