Shkon në 5 numri i emigrantëve shqiptarë të cilët humbën jetën pas rrezimit të një skele në një pallat në Gjermani.
Alfred Visha, 33 vjeç, ndërroi jetë në spital aty ku ishte shtrar pas aksidentit në punë 10 ditë më parë.
Visha ndodhej në koma, por përtej përpjekjeve të mjekeve, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që mori në kantierin e ndërtimit.
Visha baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.
Aksidenti i rëndë që shënoi një bilanc tragjik për shqiptarët u regjistrua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë.
Si pasojë e rrëzimit të skelës në kantierin e ndërtimit, humbën jetën edhe Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Rruzhdi Hoxha 33 vjeç, nga Kukësi dhe një tjetër shqiptar ende i paidentifikuar nga Mati.
Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas i Kosovës, punonin në të zezë.