Matteo Messina Denaro, ish-bosi Cosa Nostra, është në koma të pakthyeshme, i cili është shtruar në spital në L’Aquila, ku është i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar dhe thuhet se ka kërkuar të mos reanimohet.
Mjekët kanë deklaruar se atij i është ndërprerë ushqimi, pasi ai është i diagnostifikuar me sëmundjen e keqe të kancerit e cila është në gradën e fundit të rrezikshmërisë, pasi ka një tumor në zorrën e trashë dhe kjo ka qenë dhe arsyeja e vizitave të shpeshta të familjarëve të tij.
Ish-bosi i Cosa Nostra kishte kaluar 30 vite si i arratisur, por më 16 janar ai u arrestua nga policia italiane, raporton Corriere.
“Më morët se jam sëmurë, nuk do të pendohem kurrë”, ishin disa nga fjalitë e tij të para që u tha hetuesve.
Para disa ditësh ai deklaroi nëpër media se është pajtuar me të bijën, Lorenza Alagna, dhe i ka dhënë asaj mbiemrin e tij, ku kjo e fundit firmosi aktin noterial.