Replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të Partis Demokratike Lulzim Basha, vijojnë të shprehen me akuza ndaj njëri- tjetrit.
Rama ka ripostuar së fundi një video të kreut të PD- së ku tregon sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë se” Rama ka dështuar dhe nuk di më çfarë të bëjë, kjo katastrofë duhet të marrë fund”.
Ndërkohë kryeministri shkruan se videoja e postuar nga Basha është “politikë e mjerë”.
Statusi i Ramës
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”
Nuk ka vonuar as përgjigja e Bashës i cili përmes një postimi të statusit të Kryeministrit shkruan ” Bashkë do të mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”.