Shirat që po shoqërojnë vendin tonë që pas mesnate duket se kanë sjellë problem në qarkullimin e mjeteve.
Në autostradën Lushnje-Rrogozhinë brenda një ore kanë ndodhur tre aksidente. I pari ka ndodhur pranë fshatit Zhamë ku një mjet tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e kësaj dalje është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit.
Aksidentet e tjera kanë ndodhur pranë rrethrrotullimit të Çermës, ku në të dyja korsitë e kësaj rruge, makinat janë përplasur me trafikndarësen e më pas kanë dalë nga rruga. Në këtë aksident është plagosur një person, i cili është dërguar në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para, të tre aksidentet janë shkaktuar nga prezenca e lartë e ujit në rrugë dhe shpejtësia dhe për pasojë mjetet kanë humbur kontrollin e kanë dalë nga rruga.
Top Channel
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)