
Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin e Shqipërisë, duke sjellë dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve.
Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët.
Temperatura maksimale do të regjistrohet në Berat dhe në Elbasan me 19 gradë Celsius. Ndërsa temperatura minimale do të regjistrohet në Peshkopi, Korçë dhe Bajram Curr me 3 gradë Celsius.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
