Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë.

Parashikohet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Në zonat e thella malore pritet të ketë dhe reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.