Reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit.

Sipas raportimeve problemi vihet re sidomos në zonën përreth stadiumit dhe në disa kryqëzime, ku prezenca e ujit po vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale këshillojnë shoferët të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e përmbytura, duke u përpjekur të shmangin rrugët ku grumbullohet uji.